Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka qeshur me idenë se skuadra e tij pati fat pas fitores prej 3-2 ndaj Sampdorias në Giuseppe Meazza.
Nerazzurët lejuan që një performancë dominuese me rezultat 3-0 të lihej nën hije nga një rikthim i papritur i Sampdorias që shkriu rezultatin në 3-2.
Por, Spalletti beson se nuk ka pasur arsye për t’u shqetësuar dhe se skuadra e tij nuk u frikësua fare.
“Ne ishim me fat sonte, vërtet me fat. Disa goditje kanë mundur të shkojnë më mirë, por era i çoi topat tanë drejt shtyllës e kjo i jep arsye dikujt që të na quaj me fat”.
“Ishte paraqitje e mrekullueshme, nuk ishte se luajtëm 60-70 minuta. Ishte paraqitje e mirë”.
“Nëse lojtarët mbajnë kështu fokusin, e humbin ndonjë top, ndodh që të vijnë në pozita shënimi lojtarë si Quagliarella dhe Caprari”, potencoi Spalletti.
Më pas tekniku i Interit shtoi se mbrojtësit e krahut, Cancelo dhe Dalbert do të aktivizohen edhe më shumë.
Ai lëvdoi edhe rikthimin potencial të Santonit, duke thënë se ai po e sheh të rikthyer lojtarin që dikur ishte një prej më të mirëve në krah.
/Telegrafi/