Telegrafi

Spalletti: Interi ka përparësinë në grupe

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, beson se skuadra e tij ka përparësinë në grupin e Ligës së Kampionëve.

Interi para Ligës së Kampionëve ka punë në Serie A për të përmirësuar startin.

Nerazzurët të shtunën luajnë ndaj Bolognas në udhëtim.

“Nëse shikoni vitin e kaluar, ne do të ishim të lumtur që të jemi në cilin do grup. Është esenciale që Interi të jetë në mesin e këtyre klubeve, edhe nëse është grup i vështirë”.

“Ne mund të kemi përparësi të lehtë edhe pse nuk ka ekipe të dobëta, kështu që do të jetë grup i baraspeshuar. Ne duhet të arrijmë nivelin e të tjerëve”.

“Nëse dëshiron të bëhesh top ekip, nuk varesh nga një lojtar. Me lojtarët që kemi në dispozicion, unë do të doja që të përziej skuarën time që të qëndrojë gjithmonë e freskët”.

“Ne dimë si të reagojmë në momente të tilla sikurse që është ky start i dobët në Serie A. Por, do të përgjigjemi dhe jemi gati për Bolognan”, u shpreh Spalletti.

Interi dhe Bologna përplasen nga ora 18:00 të shtunën. /Telegrafi/