Telegrafi

Spalletti: Interi beson në vendin e katërt

Luciano Spalletti (Getty Images)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka deklaruar se ai beson se mund të arrijnë vendin e katërt në Serie A dhe të sigurojnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët ka shtatë vite që nuk luajnë në Ligën e Kampionëve dhe ky sezon mendohet se do të jetë fundi i ‘agjërimit’ të tyre.

Kjo pasi drejtuesit e klubit intervenuan para sezonit në transferimin e disa lojtarëve, teksa emëruar trajner Luciano Spallettin.

Ideja fillestare ishte të përfundojnë në katërshe, pasi do të siguronin kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë.

Spalletti dhe Interi janë gati të arrijnë qëllimin e fillim sezonit (Getty Images)

Sipas trajnerit të zikaltrve, Spallettit, Interi ende ka kohë të tregojë cilësitë e tyre dhe beson që do të përfundojnë brenda katërshes.

“Ne ende kemi kohë për të provuar se kemi cilësinë e qëndrueshmërisë”, ka thënë fillimisht Spalletti për Sky.

“Ne duhet të punojmë në një mënyrë që mund të ndërtojë të ardhmen, diçka me baza më të forta”.

“Ne jemi ende në rrugë dhe besoj se mund të arrijmë vendin e katërt”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/