Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur për Mauro Icardin dhe Ivan Perisic.
Tekniku italian është i bindur që sulmuesi argjentinas do të ftohet nga Jorge Sampaoli për Kampionatin Botëror që do të mbahet këtë vit në Rusi.
“Icardi? Mua më intereson personaliteti dhe karakteri që tregon ai çdo herë. Në Argjentinë e njohin, ai do të jetë në Kampionatin Botëror”.
“Perisic? Cilësia e ekipit është rritur dhe nëse të gjithë bëjmë mirë, Perisic do të jetë në gjendje të shënojë”, ka thënë Spalletti për RMC Sport.
Aktualisht Interi renditet në vendin e katër me 55 pikë, një më shumë se Lazio dhe pesë se Milani.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është ndaj Hellas Veronës.
Aktualisht Icardi në Serie A ka 22 gola dhe një asistim, kurse Perisic tetë gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Qx2VEVe_zuo