Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se Samir Handanovic vlen aq sa Gianluigi Buffon, ndërsa Joao Cancelo do të jetë gati para tetorit.
Teknikun i njohur italian ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Bolognan.
“Forma e lojtarëve? Të gjithë janë në gjendje adekuate. Nuk mendoj që do të kemi probleme me formën”.
“Interi e ka portierin e vlefshëm, aq sa Buffoni është për Juven”.
“Cancelo? Ai do të jetë i gatshëm para derbit. Ai po punon që të kthehet, por ai ende duhet të pres edhe pak”
“Tani për tani e kemi luksin që të presim, nuk ka urgjenca dhe besoj që do të kthehet në kohën e duhur për ne”, ka thënë Spalletti.
Interi nesër e hap javën e pestë në Serie A me Bolognan si mysafirë.
Zikaltërit janë në krye të renditjes në Serie A me 12 pikë, aq sa ka edhe Juventusi dhe Napoli. /Telegrafi/