Luciano Spalletti shpreson se Interi mund të gjejë vazhdimësinë pas fitores prej 3-0 ndaj Frosinones.
Keita Balde shënoi dy gola dhe bëri një asistim për Lautaro Martinezin, duke shpaguar besimin e bosit të stolit.
“Reagimi ishte i duhuri, ekipi luajti futboll të shkëlqyer dhe atarktiv”.
“Ne kemi treguar durim, sepse Frosinone është ekip i rrezikshëm në kundërsulme, kështu që ishte më mirë që i mbajtëm nën presion”.
“Keita ka aftësinë që të bëj gjëra të mëdha dhe ai ishte mjaft i mirë gjatë gjithë mbrëmjes. Lautaro ka karakter të madh, është fizik, një luftëtar dhe kurrë nuk dëshiron që t’i lë gjërat të ikin. Ai lufton deri në pikën e fundit”.
“Tifozët duhet të na besojnë, teksa tash vijnë ndeshjet e vështira. Ne jemi Interi dhe duam të jemi ndër ekipet më të mira në Serie A dhe në Evropë”, u shpreh Spalletti. /Telegrafi/