Telegrafi

Spalletti i frikësohet presingut të Interit

Luciano Spalleti ka folur fjalë të mira për kundërshtarin e nesërm, Interin.

Roma do të jetë nikoqire e Interit në derbin e javës së shtatë të Serie A, teksa trajneri italian ka bërë me dije që kundërshtari i tyre është skuadër me shumë kualitete, me trajner të mirë dhe me një presing shumë të lartë që mund t’i shkaktoj shumë probleme.

“Edhe ne sikurse Interi e kemi nisur këtë kampionat me luhatje. Nuk jemi stërvitur mirë, por kemi bëre mirë në Evropë. Inter herët a vonë do të dëshmoj kualitetet e saj që ka”, ka deklaruar Spalletti.

Lexo po ashtu Spalletti: Formacionin s’ia zbuloj Interit, Totti mund të startojë

“De Boer është trajner serioz dhe shumë profesionist”.

“Neve na pëlqen ta kemi topin më shumë dhe të jemi sulmues. Sigurisht kjo varet nga loja, por duhet të kemi kujdes pasi Inter bën presing të lartë dhe kjo mund të na paraqes probleme”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/