Napoli ka arritur një fitore të madhe ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me rezultat 4-1.
Ka qenë një ndeshje spektakolare e Napolit, ku formë fantastike shfaqi edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.
Pas ndeshjes trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka folur për triumfin, ka ka lavdëruar shumë edhe Rrahmanin.
“Në analizën e radhës mund ta tregojmë këtë ndeshje dhe atë të Olimpicos (fitorja ndaj Lazios), për t’i bërë djemtë të kuptojë se po bëjnë gjërat e duhura”.
“Ata luajtën kundër një skuadre të fortë si Liverpooli dhe treguan vlerat e tyre”, tha Spalletti që pastaj foli me superlativa për Amir Rrahmanin.
“Rrahmani bëri një ndeshje të shkëlqyer, pa pësuar asgjë. Të kesh balancën e të qenit njëri kundër njërit është shumë e vështirë, por Rrahmani ia doli për mrekulli”.
“Amiri së bashku me Kim ishin monstruozë në këtë sfidë”, u shpreh Spalletti.
Napoli tani ka tri pikë në Grupin A të Ligës së Kampionëve sa ka edhe Ajax, derisa Liverpool dhe Rangers mbetën pa pikë një pozitat e fundit. /Telegrafi/