Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, thotë se Fiorentina është një ekip artistik.
Giallorosët mirëpresin Fiorentinan në Olimpico dhe kjo mund të jetë ndeshje vendimtare për Ligën e Kampionëve.
“Çka e konsideroj të rrezikshme të Viola? Ajo që ata kanë bërë këto vitet e fundit dhe që po vazhdojnë me Sousan. Ata kanë krijuar një lojë moderne dhe spektakolare, me një ekip solid që është i fortë fizikisht, e që ka aftësi të papërshkrueshme”.
“Ata kanë bërë shumë mirë këtë sezon. A janë si Roma? Pak a shumë. Që të dyja ekipet tentojnë të kontrollojnë ndeshjet. Ne do të duhet që të jemi edhe më të mirë ndaj tyre, por kam besim në lojtarët e mi”, u shpreh Spalletti./Telegrafi/