Telegrafi

Spalletti: Ende jam larg për t’u krahasuar me Mourinhon, suksesi i takon tifozëve dhe lojtarëve

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 24: Danilo D Ambrosio of FC Internazionale Milano (2nd R) celebrates with his team-mates and with Luciano Spalletti after scoring the opening goal during the Serie A match between FC Internazionale and Genoa CFC at Stadio Giuseppe Meazza on September 24, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Luciano Spalletti i ka dhënë gjithë meritat për sukseset e Interit në këtë fillim sezoni lojtarëve dhe tifozëve.

Me këtë rast tekniku italian në konferencën për media para ndeshjes ndaj Torinos refuzoi krahasimet me Jose Mourinhon.

“Në dëshirojmë të ndjemë tifozët sa më pranë dhe numri i biletave të shtirua për nesër (mbi 70 mijë të shitura) është tregues se ata besojnë te ne. Fokusi ynë është të përfundojmë në top katërshe”.

“Krahasimet me Mourinhon apo Giovanni Trapattonin janë qesharake. Kujtimi për Mourinhon është një skulpturë e bukur, ndërsa unë vetëm sa kam filluar. E vetmja gjë që mund të krahasohet Interi i tanishëm me atë të vjetrën, është disponimi fantastik i tifozëve”.

“Sinqerisht, ju kuptojë se po tentoni ta bëni për të mirë, por është mirë të ndalni krahasimet dhe të fokusoheni në lavdërimin e lojtarëve. Një trajner nuk është asgjë pa lojtarë të mëdhenj”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm nga Torino në kundërsulme, posaçërisht nga Andrea Belotti. Duhet të lexojmë dhe parashikojmë mirë lëvizjet e tij. Kam skuadrën e plotë në dispozicion, Joao Cancelo nuk ndjen më dhimbje kur godet topin dhe Dalberti po futet në sistemin tonë të lojës”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1llz6h0YX78