Site icon Telegrafi

Spalletti ende beson: Dua pikët maksimale në tri ndeshjet e fundit për Ligën e Kampionëve

Interi ka humbur ndeshjen e fundit në kampionat nga Juventusi dhe ka zbehur gjasat për të kap njërën nga pozitat që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht zi kaltërtit janë katër pikë mbrapa Romës dhe Lazios që ndajnë pozitat tre dhe katër.

Por trajneri i Interit, Luciano Spalletti ende beson se skuadra e tij mund të marrë njërën nga këto dy pozita.

Para ndeshjes me Udinesen në udhëtim, Spalletti ka thënë se skuadra e tij mjafton t’i fitojë tri ndeshjet e fundit dhe mund të përfundojnë brenda top katërshes.

“Duhet të japim maksimumin deri në fund të kampionatit. Nëse marrim nëntë pikët e mbetur mund të realizojmë objektivin tonë që është për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Spalletti.

Inter (Photo/ Getty Images)

Ai ka thënë se zhgënjimin për humbjen ndaj Juventusit duhet ta kthejnë në forcë për tri takimet e ardhshme.

“Zhgënjimin që morëm ndaj Juventusit duhet ta shndërrojmë në forcë për tu përballur në tri ndeshjet e ardhshme”.

Nëse Interi do të fitonte dy ndeshjet e ardhshme dhe Lazio lëshon pikë, atëherë ndeshja e fundit do të ishte vendimtare për këto dy ekipe pasi përballen me njëra tjetrën në Olimpico. /Telegrafi/

Exit mobile version