Telegrafi

Spalletti e do Nainggolanin te Interi

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti dëshiron që të sjellë ose Kevin Strootmanin ose Radja Nainggolanin bashkë me të te Interi.

Sipas La Gazetta dello Sport, Spalletti dëshiron të sjellë një nga mesfushorët aktualë të tij te Nerazzurët.

Strootman shihet si opsioni më pak i mungur pasi ai ka arritur marrëveshje verbale deri në vitin 2021.

Nainggolan është synimi tjetër i Interit dhe besohet se romakët më përpara do të shisnin belgun se sa një prej mesfushorëve tjerë.

Po ashtu në radarin e Interit është edhe Tolisso dhe në qershor pritet që drejtori Ausilio të shkojë në Francë. /Telegrafi/