Telegrafi

Spalletti: Duhej të ishim më kreativë, por edhe të fitojmë ndeshjet

Luciano Spalletti (Getty Images)

Luciano Spalletti pranon se Interi duhej të ishte pak më kreativ për të zhbllokuar rezultatin më herët, por ishte i kënaqur me fitore 3-0 ndaj Bolognas.

Interit iu desh të pres deri në minutën e 67-të për të marr epërsinë në Stadio Dall’Ara, por përfundimisht Radja Nainggolan, Antonio Candreva dhe Ivan Perisic siguruan fitoren me rezultat 3-0 dhe kjo e lumturoi trajnerin Spalletti.

“Kishte tre gola të mrekullueshëm dhe skuadra e mposhti tensionin, pasi pas golit të parë, Bologna hapi hapësirat dhe u përpoq të na sulmonte”, ka thënë fillimisht Spalletti për Sky Sport Italia.

“Kishte rrezik që dominimi i posedimit dhe kalimi i topit për të kërkuar një hapësirë ​​do të përfundonte duke u lejuar atyre një kundërsulm të rrezikshëm. Për fat të mirë, nuk ndodhi asnjëherë”.

Interi arriti fitoren e parë këtë sezon në Serie A (Getty Images)

“Ne duhet të ishim pak më krijues, kreativ dhe të kishim më shumë kualitet në fazën e fundit të sulmit për tu zhbllokuar më herët”.

“Me lojtarët e këtij talenti, ne duhet të fitojmë ndeshjet. Natyrisht, ne e dimë nga e kaluara jonë se kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në këtë mënyrë. Ne duhet të gjejmë ekuilibrin tonë dhe të injorojmë gjithçka rreth nesh për të marrë rezultatet”.

“Ajo që duhet të bëjmë kundër skuadrave të tilla mbrojtëse është kontrollimi i topit mirë, të jemi përreth topit dhe mbështetja e lëvizjeve në fazën sulmues”.

“Disa nga lojtarët tanë duhet të gjejnë nivelet e tyre të fitnesit, pasi kemi nevojë për cilësi dhe emra për të fituar, por edhe punë të madhe dhe djersë në fushë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/