Inter dhe Roma kanë luajtur baras 1-1 në derbin e javës në Serie A.
Kryeqytetasit kishin kaluar qysh në fillim të ndeshjes në epërsi me një gol të bukur të El Shaarawyt.
Por vendasit barazuan në pjesën e dytë dhe raste për ta fituar ndeshjen kishin të dy ekipet.
Sipas trajnerit të Interit, Luciano Spalletti barazimi në këtë takim ka qenë i drejtë.
“Rezultati është i drejtë sepse të dy ekipet kishin mundësi për të shënuar dhe nuk arritëm të ishim të organizuar në mbrojtje kur po sulmonim për golin e barazimit”, tha tekniku zikaltër.
“Mendoj se mund të kishim bërë më mirë, sepse kemi gabuar në disa pasime që nuk duhet të lejohen në nivelin e Inter, gjithsesi, në përgjithësi, barazimi është i drejtë dhe me vlerë duke parë situatën në renditje”, u shpreh Spalletti.
Interi vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë në tabelë me 61 pikë, ndërsa Roma zë pozitën e pestë me 55 pikë. /Telegrafi/