Site icon Telegrafi

Spalleti prezantohet të hënën tek Inter

Pronarët e rinj të Inter duket se e kanë vendosur se kush do të drejtojë skuadrën zikaltër sezonin e ardhshëm.

Pas një takimi mes Sabatinit, Ausilios dhe Steven Zhang, klubi i milanos ka gati një kontratë trevjeçare për trajnerin Luciano Spalleti, me një pagesë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Zyrtarizimi i trajnerit aktual të Romës pritet të bëhet të hënën, për të pritur përfundimin e kampionatit por arsyeja e vërtetë është se data e zyrtarizimit lidhet me Antonio Conten.

Ky i fundit do të luajë ndeshjen e fundit sezonale me Chelsean, finalen e FA Cup ndaj Arsenal, të shtunën dhe Inter ka akoma shpresë për një përgjigje pozitive.

Gjithsesi emri më i mundshëm dhe më i arritshëm është i Spalletit ndërsa neve na mbetet të presim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version