Trajneri i Romës, Luciano Spalletti ka lavdëruar Edin Dzekon dhe beson se ai ka një dëshirë për ‘hakmarrje’ pas sezonit të kaluar.
Sulmuesi boshnjak ka arritur me shumë festë nga Manchester City verën e kaluar, por arriti vetëm tetë gola në kampionatin italian, Serie A.
Megjithatë, në këtë para-sezon me Romën është duke treguar lojëra të mira dhe trajneri i Romës pret që ky vit të jetë i tij.
“Cilësitë e tij janë të pamohueshme, për sa i përket teknikës së tij, fizikut dhe gjithashtu zgjedhjes së tij. Ai ka për të gjetur këmbënguljen e drejtë dhe dëshira e tij për hakmarrje pas sezonit të ‘dështuar’ është e rëndësishme”, ka deklaruar Spalleti.
“Ai filloi me këmbë të djathtë dhe dëshira që ka treguar për të shpaguar vetën është e mirë. Ai gjithmonë u përpoq për të treguar atë që ai mund të bëjë, madje edhe kur kam bërë zgjedhje të ndryshme. Kjo është arsyeja pse ai duhet të vazhdoj të punojë mirë, por ai e bën mirë punën e tij ”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/