Klubi italian, SPAL ka njoftuar se ka katër raste në skuadër me coronavirusit e njohur si COVID-19, ndërsa supozohet se i infektuar është edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha.
Klubet italiane në Serie A dhe Serie B çdo ditë e më shumë po janë cak i infektimeve në skuadër.
Ekipi i fundit që ka lajmëruar raste të reja në skuadër është edhe SPAL-i.
📑📌| Comunicato della Società sui nuovi test medici
👉 https://t.co/5HnDQcKv5P#ForzaSPAL #CAMP100NATO pic.twitter.com/NgI6Oe00y6— SPAL (@spalferrara) October 20, 2020
“SPAL njofton se pas kontrolleve të reja të parashikuara nga protokolli, tre lojtarë dhe një anëtar i stafit ishin pozitivë në Covid-19”.
“Të katër anëtarët e grupit të ekipit, të gjithë asimptomatik, u vendosën në izolim sipas direktivave federale dhe ministrore”, thuhet në njoftim.
Sipas mediave italiane njëri nga të infektuarit është edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha.
Megjithatë, SPAL-i pritet t’i bëjë përsëri testet dhe në testet e dyta mund të ketë rezultate tjera. /Telegrafi/