Roma ka fituar në udhëtim te SPAL-i me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të kampionatit italian, Serie A.
Giallorossët kanë vazhduar me ndeshje të mira edhe në Serie A duke mos lejuar befasi ndaj SPAL-it, ku me fitore ndaj tyre ka betonuar pozitën e tretë në renditje.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Francesco Vicari (33′, OG), Radja Nainggolan (52′) dhe Patrik Schik (60′).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar ishte mesfushori italian i Romës, Lorenzo Pellegrini, i cili u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin vendas, Vicari, i cili u notua me 5.3. /Telegrafi/
SPAL:
Roma: