Ditën e hënë në datën 18 dhjetor do të mbahet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në mbledhje do të diskutohet heqja e imunitetit për Berishën. Kërkesa e SPAK erdhi pasi Berisha nuk respektoi masën e mëparshme të sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij me akuzën për korrupsion në procesin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Njoftimi:
Të nderuar kolegë,
Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit.
(Urdhër nr. 69, datë 12.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).