Analisti Nexhmedin Spahiu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se arrestimi dhe mbajtja në burg e Nehat Thaçit është përgjigje e shtetit serb ndaj tentim arrestimit të Gjuriqit kohë më parë.
Sipas tij, shteti serb ka ende forcë karshi Kosovës.
“Fakti që Gjuriq vjen sërish në Kosovë është demonstrim i forcës dhe superioritetit të shtetit serb karshi Kosovës”, tha thënë Spahiu.
Ndryshe, Marko Gjuriq pritet të vizitojë veriun e Mitrovicës rreth orës 15:15, ku do të diskutojë me përfaqësuesit e sindikatës dhe punëtorët serbë të “Trepçës”.
Gjuriq vjen në Kosovë me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo e fundit, ia kishte refuzuar dy kërkesat paraprake për vizitë në Kosovë. /Telegrafi/