Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka paralajmëruar se ndalja e trenit, gjegjësisht ndalimi i tij për të mos u futur në Kosovë, nuk është gjë tjetër veçse siç e ka quajtur ai “fillimi”.
Duke komentuar ndaljen e trenit “rus” që ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës, Spahiu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se “loja e vërtetë fillon pas kësaj”.
“Ndalja e trenit është OK po mos u hallakatni se kjo është vetëm paraloja. Loja e vërtetë fillon pas kësaj”, ka shkruar Spahiu në Facebook. /Telegrafi/