Juristi Kreshnik Spahiu, është shprehur se qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut duhet të pajisen me pasaportë shqiptare.
Spahiu theksoi se nëse liberalizohen vizat për Kosovën dhe Shqipëria duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e saj.
“Kam paraqitur një projekt për qytetarët shqiptarë në Kosovë dhe në Maqedoni që të marrin pasaportën shqiptare. Atëherë BE bëri shumë presion”.
“Tani nëse liberalizohen vizat për Kosovën automatikisht Shqipëria duhet të liberalizojë dhënien e pasaportës, qoftë dhe pasaportës së artë, të cilët kanë pasaportën e Kosovës”- tha ai.
Më tej ai theksoi se çdo qytetar nga Kosova që investon dhe ka një shtëpi në Shqipëri nuk përbën sens që mos të ketë një pasaportë të Shqipërisë./euronewsal.