Telegrafi

Spahiu thotë se gjysma e popullsisë do ta lëshojë vendin, sapo të ndodhë liberalizimi

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu,  tha se nëse ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën, gjysma e popullsisë do ta lëshojnë vendin.

“Nëse ndodh liberalizimi i vizave, gjysma e popullsisë do të bëjë turr ta lëshoj Kosovën. Pa bërë disa përparime në ekonomi, të ngjallen shpresat për të ardhmen e këtij vendi, të krijohet një entuziazëm që në Kosovë gjërat po ecin mirë, në mënyrë që bota të mos mendoj që qytetarët po flugën atje me vjedh e të mos kthehen më”, tha Spahiu, në Info Magazine në Klan Kosova.

Sipas tij, BE po mendon se Kosova nuk është ende e gatshme për një hap të tillë, “po duan të ngrihemi ne si shoqëri që të na konsiderojnë si një shoqëri që nuk e rrezikon BE-në. Ne duhet të mendojmë a rrezikohemi ne si shoqëri. Ne asnjëherë s’kemi bërë anketa se çfarë në të vërtetë do të ndodhte po të bëhej liberalizimi i vizave”.

“Unë s’po them se izolimi është një gjë e mirë, por problemi është se shoqëria jonë duhet të përgatitet për liberalizim, kjo është ideja”.

“Duhet të bëhemi gati para se kjo të ndodhë, të emancipohemi si shoqëri për këtë proces që do të ndodhë”, tha Spahiu. /Klan Kosova/