Spahiu ka thënë në një takim në Gjykatën e Gjirokastrës se ndryshimet masive të kombësisë cenojnë sovranitetin e vendit. Sipas tij ndryshimi i emrave, mbiemrave, kombësisë dhe fesë nuk është standard evropian dhe përbën rrezik asimilimi të pjesshëm të kombit tonë, raportoi Ora News.
Ai gjithashtu ka hedhur kritika të ashpra ndaj gjyqtarëve, të cilët sipas tij vendosin në favor të lënies së kombësisë shqiptare por theksoi se do të inspektohet çdo lloj abuzimi me ndryshimin e kombësisë.
Spahiu ka konfirmuar se vetëm në Gjirokastër ka pasur 1600 ndryshime kombësish, ndërsa në Përmet 469 të tilla, dhe këto ndryshime masive cenojnë kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare. /Telegrafi/