Site icon Telegrafi

Spahiu: Raporti mes Kosovës dhe Serbisë paraqet problemin kryesor në rajon

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu,  deklaroi se nuk mund të ketë trazira të mëdha që kërcënojnë paqen në veri.

Ai  u shpreh se raporti mes Serbisë dhe Kosovës paraqet problemin kryesor në rajon.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sipas Spahiut, do të thoshte edhe përfundim i tensioneve të ndryshme që po ndodhin në rajon.

“Ndryshimi i qëndrimit të Serbisë do të ndryshonte situatën në mënyrë rrënjësore në Ballkan”, tha Spahiu në RTV 21.

“Ne e dimë plotësisht se ku qëndron, në fakt se kush është fajtor që ky dialog po ngec”, tha ndër të tjera diplomati që shërbeu në disa vende.

Exit mobile version