Site icon Telegrafi

Spahiu publikon një foto me Azem Hajdarin, 24 orë para vrasjes (Foto)

Më 12 shtator 1998, u vra themeluesi i Lëvizjes Studentore dhe kryetari i parë i Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Është një ndër ngjarjet më të rënda dhe më të bujshme të ndodhura në këto 26 vite në Shqipëri.

Një ditë para vrasjes, Azem Hajdari drekoi me Kreshnik Spahiun.

Nga kjo drekë vjen një foto e postuar nga Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu në rrjetin social Facebook.

“24 orë para atentatit ne ishim së bashku. Ende më duket sikur të ishte dje. Nuk munda të bëja asgjë i vetëm. Sot dita do ishte ndryshe me ty o mik, o vlla ………(11 shtator me Azem Hajdarin)”

Exit mobile version