Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në emsionin “Politikë” në Tribuna Channel ka deklaruar se nuk do të ishte mirë që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të procedohet në Kuvend.
Sipas tij, zëri më i arsyeshëm është ai mbasadorit britanik, Ruairi O’Connell, që Qeveria të bëjë ftesë për një debat publik.
Ndërsa, lidhur me deklaratat e fundit të ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit para vjeshtës, sipas tij, është një cështje e ngutshme nga ana e Amerikës.
Ai vlerëson se për SHBA-të nuk është e rëndësishme një bjeshkë a i kalon Malit të Zi apo i mbetet Kosovës, sepse të dyja vendet i ka aleate.