Site icon Telegrafi

Spahiu: Mehmet Kraja ka prodhuar ekstremizëm

Në Zona e Debatit është duke u diskutuar për Letrën e Mehmet Krajës, “myslimanëve të Facebook-ut”. Të ftuar në studio kanë qenë, Nexhmedin Spahiu, Ardian Gola, Visar Duriqi dhe Yll Rugova.

Gola në fillim ka thënë se nuk e ka të qartë se kush e përbën shumicën në Kosovë.

“Unë nuk jam involvu në këtë debat. E kam pas një postim të shkurt: shqetësime tepër të drejta, por të ngritura në mënyrë të gabuar”, ka thënë Gola, njofton Klan Kosova. “Tani ju e keni radhën? Unë nuk mund të besoj se si z. Kraja e ka përfunduar këtë. Qysh në fillim e shoh njëfar mënyre të komprimentimit të debatit”.

Lexo po ashtu Letër myslimanëve të Facebook-ut

Duriqi ka thënë se akademikët frikësohen që nipërit e tyre po mbesin pa punë, nëse ata dalin me kundërshtu ata kanë frikë për me u ikë debateve.

“Mehmeti kohë pas kohe e ka bërë këtë. Por, nuk ka bërë mirë kur e ka mbyll Facebook-in, sepse u ka bërë thirrje me debatu”, thotë ai.

Rugova ka pohuar se edhe kur s’ka pasë rrjete sociale, këto çështje janë diskutua neper kafene.

“Kam qenë i befasum se sa shumë njerëz, janë rrënjësisht fetar në Kosovë. Kur i kam ngritë këto çështje personalisht, kam pasë kritika shumë të mëdha”, shprehet ai.

Ndërsa, analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se mënyra se si Kraja si e ka trajtu këtë çështje është e nivelit të ulët.

“Ekstremizmi islamik nxitet nga islamofobët. Edhe pse aty ai thotë nuk jam ateist, ai e lë me nënkuptu se nuk është as mysliman. Ai nuk do as vet me u identifiku, nuk jep adresë”, ka thënë Spahi “Ekstremizëm është çka ka prodhu Mehmet Kraja, sepse ai po flet në emër të shumicës. Shumica në Kosovë janë deklaruar se janë myslimanë. A e dini sa është: mbi 90 për qind e popullsisë”.

Exit mobile version