Telegrafi

Spahiu: Kush e falsifikoi datëlindjen e Adem Jasharit, ai nuk u lind më 28 nëntor

Publicisti Nexhmedin Spahiu, përmes një postimi në Facebook ka ngritur dilemën se dikush e ka falsifikuar datëlindjen e komandatit legjendar Adem Jashari.

Sipas Spahiut, Adem Jashari  u lind me 10 tetor 1955, e jo më 28 nëntor 1955.

Spahiu kërkon që të gjendet falsifikatori i rrezikshëm dhe të dënohet.

Postimi i plotë i Spahiut:

“Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!

Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjetë kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskrupullt” (sic.), ka shkruar Spahiu. /Telegrafi/