Sipas një pjese të studiuesve e publicistëve, kjo po ndodh dhe është pjesë e procesit shtet-formues. Ndërsa, sipas disa të tjerëve, identiteti shtetëror nuk i kundërvihet atij kombëtar.
Nexhmedin Spahiu, autori librit “Foshnjëria e kombit kosovar”, thotë se kombi shqiptar është i pari që lindi si komb monoetnik, por e si multifetar.
“Turqit janë komb monofetar, po multietnik. Kombi kosovar është monoetnik dhe multifetar. Por, tendenca është që ky të mos jetë komb multifetar, siç është p.sh. rasti i përmendores që kërkohet të mos jetë në vendet publike. Thjeshtë, tentohet që katolikët të trajtohen si minoritet e jo si pjesë integrale e kombit. Shqiptarët bëjnë jetën e kombit në Shqipëri, në Kosovë, si minoritetit në Mal të Zi, Maqedoni e Serbi, e në Turqi janë pjesë integrale e kombit turk apo në Itali e kombit italian”, thotë ai për Zërin e Amerikës. /Telegrafi/