Site icon Telegrafi

Spahiu: Clinton nuk e shet Kosovën për para, e ka si fëmijën e tij

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Euronews Albania tha se Bill Clinton nuk e shet Kosovën për para.

Për të disatën herë, ai insistoi se shteti i Kosovës është si një fëmijë për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu Bill Clinton, pas vizitës në Shqipëri: Faleminderit, s’do ta harroj kurrë!

“Një gjë është e qartë, Bill Clinton nuk kishte ardhur për t’i bërë reklamë Edi Ramës sepse në fjalimin e tij nuk i bëri asnjë kompliment nga ato të zakonshmit që kemi parë që t’ia bëjë Scholz, Macron, gjithë kryeministrat apo presidentët e Europës. Bill Clinton ishte shumë i kujdesshëm. Kishte një objektiv tjetër në vizitën e tij, një mesazh për zgjidhjen e krizës në Kosovë”.

“Clinton nuk shitet dhe blihet me para sepse i bie të pështyjë në veprën dhe krijesën e vet. Kosova është bebi i Bill Clintonit, është fëmijë, e ka krijuar, jo si komb se për ne juristët ka shumë dallim, të jesh popull, të jesh komb dhe të jesh shtet”, u shpreh Spahiu.

Exit mobile version