Site icon Telegrafi

Spahiu kërkon edhe 10 vjet kohë që të vesh fanellën e Kosovës!

Kenan Spahiu, basketbollisti shqiptar i kombëtares turke, nuk është i gatshëm që të vesh]ë fanellën e përfaqësues së Kosovës.

Të paktën jo përgjatë dhjetë viteve të ardhshme, pasi që e ndjen obligim të luajë për Turqinë.

“Unë gjendem që 10 vite në Turqi dhe ky që jam sot jam pothuajse falë Turqisë. Mua,Turqia që 10 vite më ka përgatitur për Kombëtare, dhe tani jam i gatshëm për Turqinë, pasi dy vitet e fundit nuk kam pasur shumë fat si pasojë e lëndimeve. I kam borxh – Turqisë, për të gjithë atë që ka bërë për mua dhe tani jam i gatshëm, pra t’i ofrojë shërbimet e mia”

“Mirëpo, pas një kohe jo edhe të gjatë besoj se Turqia do të ma lejojë pensionimin nga reprezentacioni turk. Unë asnjëherë nuk i kam thënë ”JO” përfundimtare Kosovës. Gjatë aktivizimit tim në Fenerbahce unë kam pasur mjaft takime me bordin e FBK-së dhe ata e kanë të qartë situatën time besoj”.

“Unë pra në të ardhmen me shumë dëshirë do ti bashkohem Kosovës për t’i japur kontributin tim,por momentalisht e kam ”obligim” t’ia kthej borgjin që ia kom Turqisë. Unë kam dëshirë të flaktë që të luajë para kësaj atmosferë të zjarrtë dhe të zhurmshme që krijohet në Kosovë, dhe besoj se kjo ëndërr do të realizohet jo edhe shumë vite larg”, përfundoi Spahiu

Exit mobile version