Në një konferencë për shtyp mëngjesin e të premtes, ai argumentoi vendimin e tij me pamundësinë e një gjykimi të paanshëm nga Gjykata Kushtetuese për padinë që ai ka ngritur kundër mazhorancës, në lidhje me procedurën e nisur prej tyre për shkarkimin e tij nga detyra për shkelje të supozuara të mandatit të marrë në vitin 2008.
“Kam vendosur të largohem nga detyra e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të lënë Gjykatën Kushtetuese që të vendosë në lidhje me akuzat që kërkojnë të njollosin emrin tim. Megjithatë, dua të bëj të qartë që nuk do të rikthehem në këtë rol edhe në rast se gjykata do të vendosë në favorin tim”, ka deklaruar ai, ndërsa transmeton Top-Channel. /Telegrafi/