Telegrafi

Spahiu: Intelektualë e patriotë në Tiranë, bashkimin me Kosovën e kanë parë si rrezik për Shqipërinë (Video)

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai që nuk e do Kosovën nuk është patriot, pavarësisht nëse e do Shqipërinë.

“Ai që nuk e do Kosovën nuk është patriot. Nuk mundet dikush me thënë se jam patriot shqiptar, e nuk e do shtetin e Kosovës”, deklaroi Spahiu në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.

Spahiu thotë se shumica e qytetarëve të Shqipërisë janë të kënaqur me pavarësinë e Kosovës, por bashkimin me Kosovën ata e shohin si rrezik.

“Shumica e qytetarëve të Shqipërisë janë të kënaqur me pavarësinë e Kosovës. Por, shumë intelektualë dhe patriotë të mirëfilltë të atij vendi, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e kanë parë si një rrezik për Shqipërinë, që shkatërron ekuilibrat e brendshëm”, tha Spahiu, përcjell Telegrafi.

Sipas analistit, lëvizja e kufijve të Shqipërisë do të rrezikonte atë Shqipëri çfarë është.

“Ajo Shqipëri që ekziston tani, është bërë me mund dhe sakrificë në këto 100 vite, dhe heqja e ndonjë cope të territorit, apo bashkimi me ndonjë territor tjetër, e rrezikon atë Shqipëri çfarë është”.

Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës është zgjidhja më fatlume edhe për Shqipërinë.

“Krijimi i Kosovës si shtet është zgjidhja më fatlume edhe për Shqipërinë”, ka deklaruar Spahiu duke shtuar se ka edhe shqiptarë që e ndjejnë lidhjen me Kosovën, por për shkak të lidhjeve të gjakut./Telegrafi/

https://youtu.be/b66jgVnsD90?t=760