Flamur Pirraci, personi që qëlloi me grusht kryetarin e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i pyetur se përse e bëri këtë thotë se kreu i AK e kishte ofenduar.
Ky i fundit, nga ana tjetër, thotë se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar dhe më pas e kanë goditur.
Spahiu thotë se “më kërcënuan me vrasje për të mos sharë Edi Ramën”.
Në fakt duket pa sens që një militant i PD-së të rrahë Spahiun pse shan Ramën. Ndërsa, Pirraci prej ditësh qëndron tek çadra e PD-së për të mbështetur protestën e opozitës kundër Ramës.