Site icon Telegrafi

Spahiu futet në Draftin e NBA-së

Plejmejkeri Kenan Spahiu (Sipahi), pritet të jetë basketbollisti i parë shqiptar që do të luajë në ligën më të fortë në botë, NBA.

Spahiu 20-vjeçar, është futur në draftin e NBA-së për këtë vit, i cili do të mbahet më 23 qershor në Brooklyn, shkruan Koha Ditore.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar të premten për gazetën përfaqësuesi i Spahiut, agjenti Mishko Razhnatoviq. Ai ka bërë të ditur se Spahiu tashmë është regjistruar për draftin e NBA-së.

“Kenani është paraqitur për draft në NBA”, është shprehur Razhnatoviq. “Nëse e përfundon edicionin në kohën që e ka planifikuar, atëherë Kenani do të marrë pjesë në kampin ‘Adidas Euro’ në Trevizo të Italisë që do të mbahet prej 10 deri në 12 qershor”. Ky është kampi më prestigjioz që mbahet për basketbollistët që synojnë NBA-në. Mbahet para Draftit të NBA-së.

Spahiu (197 cm), është në mesin e 27 basketbollistëve të rinj ndërkombëtar, të cilët tashmë e kanë zyrtarizuar paraqitjen e tyre në draftin e këtij viti. Spahiu para fillimit të këtij edicioni është huazuar te skuadra turke Pinar Karshiaka, pasi kartonin e tij e posedon Fenerbahçe, tek e cila u transferua në vitin 2013.

Exit mobile version