Fatmir Spahiu është njëri ndër aktorët më të mirë shqiptar.
Në cilësinë e tillë, ai ka folur për mediat italiane rreth filmit Distant Angels të regjisorit Gjergj Xhuvani.
Aktori me këtë rast ka falënderuar ambasadorin italian në Kosovë, Andreas Ferrarese për aranzhimin e intervistës, transmeton Telegrafi.
“Sot në zyret e BUKA ishin në vizitë televizioni i njohur Italian RAI3, tema e bisedës ishte bashkëprodhimi i filmit Distant Angels të regjisorit Gjergj Xhuvani në mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, poashtu edhe premierën kombëtare, e cila do të ndodh së shpejti në Prishtine dhe disa qytete tjera! Faleminderit ambasadorit italian në RKS z. Andreas Ferrarese për aranzhimin e kësaj vizite!”, ka shkruar në Instagram, Spahiu.
Ndryshe, aktori është i njohur më mirë për rolin e “Okit” në serialin “Kafeneja Jonë”. /Telegrafi/