Telegrafi

Spahiu e quan të tepruar reagimin e ministrit Hoxhaj

Analisti politik Nexhmedin Spahiu është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ku është duke u diskutuar lidhur me kërkesën e ambasadës turke për burgimin e gazetarit Berat Buzhala.

Ai ka komentuar reagimin e ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhajt karshi kërkesës turke për të ndëshkuar gazetarin kosovar.

“Mendoj që reagimi i Enverit ka qenë i tepruar. Reagimi i tij kishte mundur të jetë shumë më ndryshe e më i butë, pra jo kaq i ashpër. Ai as nuk është ministër i Gjermanisë dhe as i Francës që të jetë kaq i ashpër me Turqinë. Reagimi i vetëm i duhur ka qenë i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi”, tha ai.