Publicisti, Nexhmedin Spahiu, duke folur rreth nismës së Presidentit, Hashim Thaçi, për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, ka thënë se nëse kjo nismë nëse kanalizohet dhe përcillet me ndonjë ligj konkret, atëherë është e qëlluar.
Spahiu ka folur edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë.
Ai tha se një dialog i tillë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për Kosovën.
“Dialogu me Serbinë është në interes kombëtar të Kosovë. Pastaj tjetër gjë është se çfarë bën atje Edita Tahiri dhe zyrtarët e tjerë”, tha Spahiu në Info Magazine të Klan Kosovës.