Këshilltari i Ramush Haradinajt, Muhamet Spahiu thotë se prsonalisht do të merr pjesë në protestën e PSD-së kunder shtrenjtimit të rrymës.
Spahiu në RTV Dukagjini ka thënë se ua kanë lenë të lirë anëtarësisë nëse dëshirojnë të dalin apo jo në protestën e organizuar nga PSD për shtrenjtimin e rrymës.
“Ne nuk jemi organizatorë dhe nuk mund të bëjmë thirrje për pjesëmarrje…Ne kemi qenë vazhdimisht kundër shtrenjtimit të rrymës por nuk kemi bërë ndonjë thirrje për pjesëmarrje në protesta”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Spahiu thotë se rritja e çmimit do të dëmtojë shumë mirëqenien e qytetarëve dhe fuqinë blerëse të tyre.
Zyrtari i AAK-së thotë se kjo parti edhe para se të del me datë PSD, ishte për organizimin e protestave për çështjen e rritjes së çmimit të rrymës.
Ndryshe, Partia Socialdemokrate do të organizojë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protesta do të mbahet të shtunën e ardhshme me 29 janar, duke filluar nga ora 14:00./Telegrafi/