Për 4 persona
* 1/2 kg spageti e 2 kokë qepë
* 250 gr mish i grirë
* 1 lugë erëza të përziera
* 1 lugë sheqer
* 2 thelpinj hudhër
* majdanoz
* 200 ml ujë
* 100 ml salcë domatesh
* e vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në tenxhere në zjarr me ujë me kripë dhe vaj i ziejmë spagetat. Spagetat e ziera i derdhim në kullojsë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë.
E grijmë qepën dhe e skuqim në tiganin me vaj. Pasi zbutet qepa, në tigan e shtojmë mishin e grirë. Pasi skuqet mishi, në tigan e shtojmë hudhrën e grirë. Hedhim erëza të përziera dhe majdanozin e grirë.
Hedhim kripë dhe piper të zi. E shtojmë salcën e domates dhe ujin. Pastaj, e shtojmë edhe sheqerin.
Spagetat e kulluara i vëmë në pjatë të thellë. Sipër hedhim salcë bolonjeze. Sipër hedhim parmezan. Zbukurojmë me një degë majdanozi në mes të pjatës.