Site icon Telegrafi

Spaçi po e drejton fuqishëm KB Rahovecin!

KB Rahoveci për dhjetë ndeshje ka regjistruar dhjetë fitore dhe janë kampion vjeshtor me 20 pikë në Ligën e Parë të Kosovës. Ekipi rahovecian ka dëshmuar paraqitje shumë të mira dhe krejt falë punës së palodhshme e profesionale të Spaçit.

Ai ka bartur përvojën e tij dhe ka ndërtuar një ekip të frikshme për këtë rang garave.

“Synimi ynë që nga fillimi ka qenë të krijojmë dhe zhvillojmë basketbollin rahovecian. Prandaj, në marrëveshje me klubin synimet gjithmonë do të jenë në bazë të buxhetit ashtu të vendoset në të ardhmen. Besoj se do ta mbajmë formën, në nivel edhe në gjysmësezonin e mbetur dhe do shpallemi kampion i Ligës”, u shpreh Spaçi.
 

Exit mobile version