Site icon Telegrafi

SpaceX ka dërguar tashmë 100 mijë satelitë të internetit te klientët

SpaceX po zgjeron rrjetin e saj Starlink dhe tashmë ka dërguar 100 mijë terminale satelitore të internetit edhe para se të arrijë mbulimin global.

Njeriu i parë i SpaceX, Elon Musk ndau të dhënat më të fundit në Twitter, dhe gjithashtu renditi 14 rajone ku shërbimi është aktualisht i disponueshëm.

“Aplikimet tona janë duke u përpunuar në shumë vende. Shpresojmë t’i shërbejmë Tokës së shpejti”, tha Musk.

SpaceX lançoi Starlink si një shërbim beta në fund të vitit 2020 dhe u ofroi testuesve të mundshëm një shans të ishin të parët që do ta përdorin atë për 99 dollarë në muaj. Terminali nuk përfshihet në pajtim dhe shitet veçmas për 499 dollarë.

Qëllimi i Starlink është të sigurojë qasje në internet për njerëzit në vende të largëta ku opsionet janë të kufizuara ose nuk ekzistojnë. Starlink kishte 90,000 përdorues në muajin korrik, që do të thotë se numri u rrit me 10 mijë në vetëm disa javë.

Rrjeti Starlink përbëhet nga satelitë të vegjël në Evropë që mundësojnë lidhje interneti. SpaceX ka lëshuar gati 1,800 deri më tani, dhe planifikon të nisë deri në 42 mijë në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version