Një kompani e quajtur Space Campers ka lansuar një kamping prej 24 mijë dollarësh me shtrat për Tesla Cybertruck.
Është një prej disa kompanive që tashmë po zhvillon aksesorë për kamionçinën elektrike të Tesla-s edhe pse ende nuk është në treg.
Tesla Cybertruck nuk është ende në prodhim, por disa kompani janë përpjrekur të zhvillojnë pajisje shtesë për të – veçanërisht në hapësirën e kampingut, transmeton Telegrafi.
Për shkak të specifikave dhe përdorimit të tij, shumë mendojnë se do të jetë një automjet elektrik interesant për t’u kthyer në një kamping.
Më herët është raportuar për Cyberlandr, një startup që ofron një hapësirë kampingu të plotë për t’u çelur nga Cybertruck. Projekti është jashtëzakonisht ambicioz pasi përfshin vendosjen e një tualeti, shtrati dhe kuzhinë në shtratin e kamionit elektrik.
Projekti është suoer-ambicioz në vetvete, por edhe më shumë kur merret parasysh fakti që ata po e zhvillojnë atë pa akses në Cybertruck apo edhe specifikat përfundimtare të automjetit.
Tani është lansuar një projekt në të njëjtën mënyrë: Space Campers, një kamping në stilin pykë për Tesla Cybertruck.
Kompania publikoi një video rreth produktit:
Projekti është i ngjashëm me Cyberlandr – edhe pse pak më pak ambicioz me përdorimin e modeleve dhe teknologjive më tradicionale të përdorura tashmë për kampistët e stilit pykë.
Me ato modele më të thjeshta, gjithashtu vjen me rreth gjysmën e çmimit të Cyberlandr, por ende nuk është saktësisht i lirë duke filluar nga 24,000 dollarë. /Telegrafi/