Telegrafi

SP e PTK-së nuk e mirëpret konkurrencën

Themelimi edhe i një sindikate me emrin Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK-së, është shqetësuese pasi që në këtë moment vendimtar ku PTK–ja, është në proces të privatizimit, dhe Kryesi e Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së sipas, Milazim Alshiqit është e angazhuar që ta kundërshtojë me argumente për privatizimin e PTK-së.

“Nuk është e nevojshme që të dalin në skenë disa Menaxher me të vetmin qëllim që të bëjnë mbrojtje politike e jo sindikale sepse motoja e tyre është pranimi i privatizimit të PTK-së. Thëniet e tyre se SP PTK, nuk i ka mbrojt interesat e punëtorëve nuk qëndrojnë dhe askush nuk i konsumon sepse nuk janë te argumentuara me asgjë”, thuhet në njoftimin për media e Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së.

Po ashtu ata, rikujtojnë se kanë hartuar një Kontrate Kolektive e cila ka marrë pëlqimin nga Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale dhe tani e disa muaj është në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për nënshkrim.

Me këtë Kontratë Kolektive do të mbroheshin të drejtat e punëtorëve e veçanërisht është paraparë që punëtorëve tu garantohen këto paga dhe pozita për 7 vite. /Telegrafi/