Telegrafi

Sozia rus i DiCaprios, në rolin kryesor të një reklame bizare të vodkës (Video)

Të gjithëve ju kujtohet burri nga Rusia, i cili ngjanë shumë Leonardo DiCaprion, megjithëse ka disa kile më shumë.

Roman Burtsev është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi ka marrë pjesë në një filmim ku reklamohet vodka, transmeton Telegrafi.

Burri 33-vjeçar nga Moska, shihet në një veturë së bashku me të dashurën ‘falso’, ndërsa në pasqyrë e ka fotografinë e DiCaprios.

Duke u ankuar për ‘të gjitha gjërat falso që e rrethojnë’, ai del nga vetura dhe e merr një shishe.

Më pas, ai lundron me barkë dhe largohet për të qëndruar i qetë, me pijen e tij të preferuar. /Telegrafi/