Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka shprehur zhgënjimin e tij për eliminimin e Tre Luanëve nga Kampionati Botëror.
Ai ka thënë se është dashur të shfrytëzohen rastet, porse ka kërkuar nga të gjithë që të jenë krenarë me atë që kanë treguar lojtarët anglezë në këtë turne futbolli.
“Tash për tash, të gjithë po e ndiejmë dhimbjen e humbjes. A kemi pritur të jemi në këtë pozitë? Nuk besoj se dikush nga ne e ka pritur këtë”.
“Mirëpo, kur arrin deri në këtë pikë dhe ke luajtur ashtu si kemi luajtur ne, dhe ashtu si luajtëm mirë në pjesën e parë, është dashur që t’i shfrytëzojmë këto raste që të vijnë në jetë”.
“Aktualisht, zhveshtorja është një vend i vështirë për të qëndruar”, ka thënë Southgate.
“Mirëpo, ajo që do të them është se jam jashtëzakonisht krenar me këtë grup lojtarësh, të cilët kanë përparuar shumë.
“Mendoj se reagimi i tifozëve ndaj tyre, krahasuar me dy vite më parë, ua tregon këtë, se për herë të parë përvojat me Anglinë mund të jenë pozitive, vendi është shumë krenar me ta dhe me mënyrën si kanë luajtur, dhe me kalimin e kohës do t’i vlerësojmë shumë momente pozitive”, është shprehur trajneri i Anglisë. /Telegrafi/