Telegrafi

Southgate shpjegon zëvendësimin e Grealishit në fitoren e Anglisë ndaj Danimarkës

Gareth Southgate ka shpjeguar vendimin e tij për të larguar nga loja mesfushorin Jack Grealish, i cili u inkuadrua në mes të pjesës së dytë në fitoren e Anglisë në gjysmëfinale të Euro 2020 ndaj Danimarkës.

Ylli i Aston Villas është bërë një favorit i tifozëve, me thirrjet që atij t’i jepet një rol më i spikatur në planet e Tre Luanëve duke u intensifikuar me çdo lojë që kalon.

Megjithatë, ai ka filluar vetëm një ndeshje në Kampionatin Evropian të kësaj vere dhe iu mohua shansi për të parë fitoren 2-1 ndaj danezëve të mërkurën pasi, pasi u inkuadrua në minutën e 69-të dhe u tërhoq menjëherë pasi Harry Kane shënoi golin e fitores në vazhdime.

Lexo po ashtu Fitorja ndaj Danimarkës, finalja e parë në Euro, paraqitja e lojtarëve dhe takimi me Italinë – Southgate flet për të gjitha

Trajneri i Anglisë, Southgate është munduar ta justifikojë vendimin e tij, duke e cilësuar largimin e Grealish si një lëvizje taktike.

“Jack kishte një ndikim të shkëlqyeshëm në lojë”, ka thënë fillimisht Southgate për talkSPORT.

“Danimarka hodhi katër sulmues përpara dhe ne kishim nevojë për pesë mbrojtës mbrapa. Raheem Sterling ishte një kërcënim i tillë për ta, kështu që duhej ta mbaja Phil Foden ose Jack Grealish për të marrë qëndrueshmërinë pa top”.

“Ne ende duhej ta mbanim atë presion në fushë. U fundosëm pak thellë për pesë minuta apo më shumë. Ne vetëm duhej ta mbanim topin dhe na u deshën pesë minuta për ta përpunuar atë”, përfundoi trajneri i Anglisë.

Grealish hapi rrugën për Kieran Trippier ndërsa Southgate vendosi pesë lojtarë në fazën mbrojtëse për të ruajtur rezultatin, i cili i dërgoi në finale. /Telegrafi/