Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate është shprehur optimist në konferencën për shtyp para ndeshjes finale.
Ai është krenar se si e ka e ka përfaqësuar skuadra e tij Anglinë deri më tani.
“Ne jemi këtu për të fituar. Mënyra si e kemi përfaqësuar Anglinë është e rëndësishme. Tani ne duam ta sjellim trofeun në shtëpi për të gjithë”.
“Ndeshja ndaj Italisë është ndeshje normal për ne, të gjitha përgatitjet tona për ndeshjet e eliminimit kanë qenë të njëjta. Lojtarët janë gati, ata janë taktikisht të vetëdijshëm dhe janë mësuar të luajnë në këto ndeshje të mëdha. Të gjithë e presin me padurim”, ka thënë fillimisht ai.
Trajneri komentoi gjithashtu mbështetjen e madhe që po e marrin nga tifozët anglez.
“Ne patëm një pritje përrallore kur u larguam nga St George’s [Park], të gjithë qytetarët lokalë kishin dalë në rresht. E kuptuam atë që po ndodh jashtë asaj në të cilën kemi qenë. Ne jemi në një finale dhe ne jemi këtu për të fituar”, deklaroi ai.
That's all from the boss and the skipper!
You can watch back our pre-#EURO2020 final press conference here: https://t.co/RfSY6dRE3M
— England (@England) July 10, 2021
Southgate konfirmoi se Phil Foden është në dyshim të madh për këtë ndeshje, por nuk ka lëndim serioz, por mjaftueshëm sa të mos jetë në gjendje të luaj në finale. /Telegrafi/