Site icon Telegrafi

Southgate mesazh Francës: Nuk do të flisja kështu para katër vitesh, por tani ndeshjet janë të barabarta

Gareth Southgate ka folur përpara çerekfinales së Kupës së Botës, ku Anglia takohet me Francën.

Në konferencën për media Southgate ka thënë se ekipi i tij duhet të mendojë të sulmojë sa më shumë, ndërsa Anglia duhet të ketë frikësohet nga sulmi i tyre.

“Nuk ka kuptim të hyjmë në një lojë si kjo dhe të mendojmë për t’u mbrojtur. Ne besojmë se mund të shkaktojmë probleme me lojën tonë dhe synojmë ta bëjmë këtë”.

“Katër vjet më parë, nëse do të kishim luajtur me Francën, mund të kishim folur se mund të bënim një lojë të mirë”

“Kemi përvoja të ndeshjeve shkëlqyera që mund të na jep vërtet besimin se mund të fitonim”.

“Tani kemi pasur shumë ndeshje pozitive dhe e dimë që në këtë fazë ndeshjet do të jenë shumë të balancuara”, ka thënë Southgate. /Telegrafi/

Exit mobile version